Sezoni i paparashikueshëm në 2015: PËRGATITJET TË FILLOJNË SA MË HERËT

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, PristanPunëtorët turistik pajtohen në vlerësimin se sezoni i ardhshëm turistik do të jetë një nga më të paparashikueshmit në 2,5 dekadat e fundit.

Nga Shoqata turistike malazeze kanë njoftuar se “nëse në afatin më të shkurtër diçka nuk ndërmerret në këtë fushë, 2015-ta do të jetë shumë e vështirë, shumë më e komplikuar se sezoni i kaluar”.

Arsye për këtë janë shumë: prej rënies së fuqisë blerëse të banorëve të regjionit deri tek numri më i ultë i Rusëve për shkak të rënies së vlerës së rublës, e deri tek pamundësia e depërtimit më të fuqishëm në tregun europianopërendimor.

Masa e parë që tashmë po ndërmerret është ulja e çmimeve në hotele, si dhe promovimi më i fuqishëm në tregjet eminente.

Por, duket që shumica e vendimmarrësve dhe punëtorëve turistik akoma nuk janë të vetëdijshëm për vakuumin, gjegjësisht për rrezikun në të cilin ndodhet turizmi jonë.

Ulqini, si qytet në të cilin tre të katërtat e të ardhurave realizohen direkt apo indirekt nga turizmi, duhet ti përcjell mirë këto trende. Duhet shpejt të sillen vendimet dhe sa më mirë të përgatitemi për sezon, e cila tashmë është në prag.

Për këtë, përveç të tjerash, duhet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…