Sukubinë: U SEKUESTRUAN 12 KG DROGË

Muriqan_sukobinPunonjësit e Drejtorisë së policisë në aksionin e përbashkët me punonjësit e policisë së Republikës së Shqipërisë  në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan, kanë sekuestruar rreth 12,4 kilogram drogë të tipit skank, është lajmëruar nga Drejtoria e policisë.

Ato mbrëmë vonë kanë kontrolluar makinën me targa shqiptare, të cilën e drejtonte shtetasi shqiptarë A.G. (24).

Me kontrollin e makinës së përmendur, në bunkerin e bërë special, janë gjetur 14 paketime të cilat gjithsej kishin 12,4 kilogram të materies për të cilën dyshohet që është drogë e tipit skank.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi