Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe Ndërmarrja publike për parqe nacionale të Malit të Zi në bashkëpunim me Këshillim shkencor të Universitetit të Malit të Zi organizojnë të shtunën në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temën “Mbrojtja dhe valorizimi i resurseve natyrore të Kripores së Ulqinit”.
Në këtë tubim do të prezantohen aktivitetet për mbrojtjen dhe valorizimin turistik të Kripores së Ulqinit nga ana e OJQ Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, si dhe Drafti i Programit njëvjeçar për menaxhimin e Kripores nga ana e NP “Parqet nacionale”.
Në tryezë të rrumbullakët do të marrin pjesë përfaqësuesit e ambasadave në Mal të Zi dhe të ministrive relevante, institucionet dhe organizatat që merren me mbrojtje, ruajtje dhe avancim të hapësirës së Kripores.