Nga Policia Komunale në Ulqin njoftuan se të premten, në bashkëpunim me organet tjera shtetërore, u gjobiten tetë persona me nga 100 euro. Personat u gjobiten për shkak të mosmbajtjes së maskës. Shtohet se ditët e ardhshme do të vazhdohet me kontrollin e zbatimit të masave dhe rregullave epidemiologjike në tërë territorin e kësaj komune. Read More »
Sociale
Feed SubscriptionShifra rekord: TË PREMTEN 51 RASTE TË REJA NË ULQIN!
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ulqin u rrit në 432. Të premten, siç njoftuan nga ky institucion, kishte 51 persona pozitiv ndaj koronavirusit. Ulqini prej dje është qyteti me më së shumti të infektuar për kokë banori në nivel shteti. Read More »
H.Gjoni: T’JEMI TË PËRGJEGJSHËM DHE PARTNERË – PËR VETEN DHE TË AFËRMIT TONË
Të premten në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës u mbajt Konferenca për shtyp e Komunës së Ulqinit dhe Policisë së Ulqinit, me rastin e përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Ulqin. Përcjellim fjalimin e nënkryetares së Komunës Hadixha Gjonit. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se situata epidemiologjike ne Ulqin është jashtëzakonisht e vështirë dhe komplekse, si dhe ka arritur ... Read More »
Drejtoria e Policisë: PADI PENALE PËR SHKAK TË SHKELJES SË VETIZOLIMIT
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë – Njësia e Sigurisë në Ulqin ngritën të enjten padinë penale kundër një personi i cili është pozitiv ndaj virusit COVID-19, e i cili shkeli masën e vetizolimit. Nga ky institucion thanë se kontrollin e respektimit të kësaj mase e bënë Inspektorati Sanitar, ndërsa qytetarët mund të denoncojnë rastet e tilla në numrin e telefonit ... Read More »
Konferenca e Komunës dhe Policisë: SITUATA E RËNDË, NGA E SHTUNA GJOBA
Nga e shtuna nuk do të ketë më paralajmërime të qytetarëve për shkak të shkeljes eventuale të masave epidemiologjike, por direkt do të shkruhen gjobat. Ulqini sot është qyteti me më së shumti të infektuar në Mal të Zi për kokë banori, u tha në konferencën e përbashkët për shtyp të Komunës së Ulqinit dhe Policisë së Ulqinit. Gazetarëve iu ... Read More »
Mediabiro: RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE NË ULQIN
Situata epidemiologjike në Ulqin është mjaft komplekse, që shihet nga numri i pacientëve në Qendrën Kovid”, vlerësoi Sadije Hollaj, drejtorja në detyrë e Shtëpisë së Shëndetit në këtë qytet. Numri i pacientëve të infektuar rritet, e siç theksoi, vetëm sot janë bërë rreth 60 teste të shpejta prej të cilëve 16 ishin pozitiv. “Po ashtu, nga 60 teste PCR që ... Read More »
Gjykata Themelore: REGJIMI I VEÇANTË I PUNËS DERI MË 15 MARS
Zëvendës kryetarja e Gjykatës Themelore në Ulqin, mr. Sanja Miroviq, solli vendimin për regjimin e veçantë të punës në këtë institucion. Siç thuhet, për shkak të shkallës së lartë të infektimit me koronavirus të të punësuarve në gjykatë dhe në Komunën e Ulqinit, masat e veçanta do të vlejnë në periudhën prej më 4 deri më 15 mars. Gjatë kësaj ... Read More »
Policia: KONTROLLE STRIKTE TË RESPEKTIMIT TË MASAVE
Nga Policia e Ulqinit njoftuan se në bashkëpunim me organet tjera do të rrisin kontrollin e respektimit të masave epidemiologjike në territorin e kësaj komune. Apelohen qytetarët që të respektojnë me përpikëri masat për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve. Me këtë rast u paralajmërua se të premten Skuadra e Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim, para ndërtesës së ... Read More »
Instituti: MBYLLET ULQINI
Nga Instituti për Shëndetin Publik njoftuan se në Ulqin, prej sot, do të jenë në fuqi masat e veçanta. Kjo do të thotë se ndalohen tubimet në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ndalohet puna e objekteve hoteliere, shoqërive ekonomike të cilët merren me shitjen e produkteve joushqimore, ndërsa lejohet puna e atyre që japin shërbime me interes publik. Po ... Read More »
Gjoni kryeministrit: NA NEVOJITEN MASA MË TË RREPTA, NDIHMË PËR SHTËPINË E SHËNDETIT
Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni në takimin e sotëm të kryetarëve dhe funksionarëve të lartë të komunave me kryeministrin Zdravko Krivokapiq përsëriti kërkesën për vendosjen e masave më të rrepta për këtë qytet. “Situata epidemiologjike është mjaft komplekse. Mendimi ynë, por edhe mendimi i institucioneve vendore dhe qytetarëve, është që duhet të vendosen masat më të rrepta. ... Read More »